Sulmuesi Rilind Nivokazi ka shënuar tjetër gol për Sionin në Superligën e Zvicrës.
25-vjeçari shënoi gol në barazimin 2:2 të Sionit ndaj Lausannes të dielën, në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit zviceran.
Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 85-të.
Për Nivokazin është goli i gjashtë në 13 ndeshje me fanellën e Sionit.
Kreshnik Hajrizi kompletoi takimin, kurse Donat Rrudhani u aktivizua në minutën e 72-të.
Te Lausanne u paraqit nga minuta e 59-të, Alban Ajdini.
Sioni zë vendin e pestë me 19 pikë. Lausanne në vendin e tetë me 16 pikë.