Futboll

Nigeria e Tunizia avancojnë tutje në Kupën e Afrikës

Nigeria

Nigeria ka avancuar në fazën e dytë të Kupës së Afrikës si e para e Grupit C me nëntë pikë.

Nigeria fitoi 3:1 të martën mbrëma ndaj Ugandës, ndërsa Tunizia që e mbylli grupin në vendin e dytë me katër pikë, barazoi 1:1 me Tanzaninë.

Në vendin e tretë përfundoi Tanzania me dy pikë, kurse Uganda me një pikë në vendin e fundit.