Futboll

Neziri pëson lëndim të rëndë

Behar Neziri

Mesfushori i St. Gallenit, Behar Neziri, fitoi me skuadrën e tij 3:1 ndaj Sionit të martën mbrëma, por u zëvendësua në minutën e 89-të. 

Ai u desh ta lërë fushën për shkak të një lëndimi, ndërsa periudha e gjatë jashtë fushës është konfirmuar të mërkurën nga klubi zviceran. 

22-vjeçari ka pësuar lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit të djathtë dhe do të mungojë disa muaj. 

Neziri ka qenë titullar i padiskutueshëm te St. Galleni dhe kishte munguar në vetëm një ndeshje, për shkak të suspendimit me kartonë. 

Mesfushori defensiv e ka një asistim në edicionin aktual të Superligës zvicerane.