Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neuer tregon nëse do të pensionohet në verë

Manuel Neuer

 Mbetet e paqartë nëse portieri i Bayernit, Manuel Neuer, do ta vazhdojë karrierën e tij pas përfundimit të edicionit aktual. 40-vjeçari dëshiron të vendosë sa më shpejtë të jetë e mundur. Por ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të vazhdojë të luajë ende.

“Dua të marr një vendim, sa më shpejtë aq më mirë”, ka thënë Neuer të martën në konferencë, para ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Nuk kam marrë ende një vendim personal, por nuk mendoj se do të duhet shumë kohë para se ta marr një vendim. Dhe pastaj, sigurisht, që do të ketë bisedime me klubin”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjen kthyese kundër Real Madriti, Bayerni e luan të mërkurën në shtëpi.