Orges Shehi mund të jetë trajner i ri i Ballkanit.
Në Shqipëri kanë raportuar se Shehi do ta zëvendësojë Artim Pollozhanin në postin e trajnerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPollozhani dha dorëheqje pas eliminimit të Ballkanit nga Kupa e Kosovës të mërkurën.
“Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Ballkanit në Kosovë. Trajneri durrsak i njohur për sukseset e arritura tek skuadra e Tiranës, por pasi ka drejtuar edhe Skëndërbeun, Kukësin dhe Partizanin, pritet të zyrtarizohet në stolin e kampionëve të Kosovës”, shkruan “Top-Channel” të mërkurën.
Edhe vetë trajneri Shehi për KOHËN ka konfirmuar bisedimet me klubin suharekas.
“Jam në bisedime”, ka thënë shkurt Shehi për KOHËN.