Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në “Parkun e Princave” përballja tjetër e gjigantëve evropianë

“Parkun e Princave”

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli janë gjigantët e tjerë evropianë që përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes fituesit në fuqi të Championsit dhe kampionit ende në fuqi të Anglisë zhvillohet të mërkurën prej orës 21:00 në “Parkun e Princave”, në Paris.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yjet janë të shumë në të dy skuadrat. Si Parisi ashtu edhe Liverpooli do të synojnë që në ndeshjen e parë të bëjnë hap të madh drejt gjysmëfinales.

Parisi i Luis Enriques është në moment më të mirë. Po marshon drejt një titulli të ri në Francë, ndërsa ka ngritur formën gradualisht edhe në Champions.

Liverpooli ndërkohë ka mbetur shumë herët jashtë garës për titull në Angli, ndërsa në fundjavë humbi 4:0 nga Manchester City në kuadër të Kupës FA.

Natyrisht, Championsi është prioritet për të dy skuadrat.

“Nuk ka rëndësi se kush është favorit, pasi në këto ndeshje është e pamundur të ketë favorit. Nuk besoj se ne jemi favoritë. Vitin e kaluar të gjithë thanë se ishte Liverpooli dhe ne u kualifikuam tutje. Vjet ndeshja e parë ishte e një niveli shumë, shumë të lartë. Do të nënshkruaja për ndeshje të njëjtë, por jo edhe rezultat”, ka theksuar trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Vjet Parisi e Liverpooli u përballën në një të tetën e finales. Ndeshjen e parë në Paris e kishin fituar anglezët me rezultatin 1:0. Ndërkohë ndeshjen e kthimit në “Anfield” e fitoi Parisi, që u kualifikua tutje pas penalltive. Dhe më pas e fitoi Championsin për herë të parë.

Enrique shpreson që skuadra e tij ta ketë topin më shumë se Liverpooli. Ai ka pranuar se ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Ka thënë se Liverpooli është ekip i mirë me trajner shumë të mirë.

Me respekt për kundërshtarin ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot. Ai ka thënë se sulmuesi Alexander Isak mund të kthehet nga lëndimi dhe të ketë minuta. Por Isak nuk do të startojë.

“Ka të bëjë me dy ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin gjatë tyre. Mendoj se të dy ekipet kanë lojtarë shumë të mirë dhe këtë e kemi dëshmuar vjet kur jemi përballur. Parisi është kampion i Evropës, me plot meritë, dhe e ka mbajtur ekipin e njëjtë. Zakonisht sa më gjatë që e mban ekipin së bashku, më i mirë bëhesh. S’e di sa është kjo e mundur për Parisin, që ishte impresiv edicionin e kaluar”, ka theksuar Slot.

Çerekfinalja tjetër, po të mërkurën prej orës 21:00 është në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit. Dy skuadrat nga Spanja u përballën në fundjavë në kuadër të La Ligas. Barça fitoi me shumë vështirësi. Atletico Madridi e ka eliminua më herët Barçën nga Kupa e Mbretit dhe tani synon ta eliminojë edhe nga Championsi. Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe dramatike. Dhe Atletico do të mundohet që javën tjetër, para tifozëve të saj, ta sigurojë gjysmëfinalen e Championsit.