Në Angli në këtë vikend do të luhen edhe dy gjysmëfinalet e Kupës FA.
Të shtunën nga ora 18:15, Manchester City përballet me Southamptonin, derisa të dielën nga ora 16:00 Chelsea e pret Leedsin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha këto skuadra e kanë fituar më parë të paktën nga një trofe të Kupës FA, por Leeds Unitedi dhe Southamptoni shumë kohë më parë.
Leedsi triumfoi në vitin 1972 dhe Southamptoni në vitin 1975.
Për Cityn triumfi i fundit në Kupën FA ishte në vitin 2023, ndërsa për Chelsean në vitin 2018.
Kushdo që fiton avancon në finale, pra nuk do të ketë ndeshje kthyese. Nëse ndeshjet mbyllen baras, do të ketë kohë shtesë e më pas edhe penallti nëse do të jetë nevoja për t’u përcaktuar fituesi.
Fituesi i Kupës FA do të paraqitet në Ligën e Evropës në edicionin tjetër, nëse nuk kualifikohet në Champions.
Manchester City mbetet favorit për të triumfuar në këtë garë, marrë parasysh formën nëpër të cilën po kalon. Chelsea ndërkohë pas shkarkimit të Liam Roseniorit do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm, Calum McFarlane.