Konfederata Evropiane e Futbollit e ka publikuar të enjten formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të para të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet e para gjysmëfinale Arsenal – Paris Saint-Germain dhe Barcelona – Inter, u zhvilluan të martën e të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSG-ja fitoi në udhëtim 1:0, ndërsa Barcelona e Interi u ndanë baras, 3:3.
Në formacionin më të mirë të përzgjedhur nga grupi i ekspertëve të UEFA-s, dominojnë lojtarët e skuadrës franceze.
Nga PSG-ja janë përzgjedhur portieri Gianluigi Donnarumma, mbrojtësi Marquinhos, mesfushori Vitinha dhe sulmuesi Ousmane Dembele.
Nga tre lojtarë në formacion kanë Barcelona dhe Interi.
Prej Barcelonës u përzgjodhën Pedri, Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa lojtarët e Interit janë mbrojtësit Denzel Dumfries dhe Francesco Acerbi si dhe mesfushori Nicolo Barella.
Lojtari i vetëm i Arsenalit i përzgjedhur nga UEFA për formacionin më të mirë është Myles Lewis-Skelly.
