Mbrojtësi Milan Skirniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.
U raportua se kapiteni i Fenerbahçes do të mungojë për katër javë dhe skenari më pozitiv ishte që ai të jetë gati për derbin ndaj Beshiktashit më 5 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor 31-vjeçari dëshiron të jetë në fushë për ndeshjen e vështirë kualifikuese për Kupën e Botës të Sllovakisë ndaj Kosovës.
Skriniar është kapiten i Sllovakisë.
“Futbollisti me përvojë, i cili e ka mbështetur ekipin e tij nga stoli pavarësisht se nuk ka luajtur javët e fundit, po ndjek një program rigoroz stërvitjeje për të përshpejtuar rikthimin”, shkruan mediumi turk ‘Kontra Sport”.
Edhe Kosovës iu lëndua kapiteni. Amir Rrahmani u lëndua në shkurt në ndeshjen që Napoli e zhvilloi ndaj Romës.