Bayern Munichu ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e jashtëzakonshme ndaj Real Madridit.
Në duelin kthyes të çerekfinales së Championsit, bavarezët fituan 4:3 ndaj madrilenëve.
Në gjysmëfinale, Bayerni tani do të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainin. PSG-ja të martën mbrëma e eliminoi me lehtësi Liverpoolin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali kaloi në epërsi pas vetëm 34 sekondave. Pas gabimit të Manuel Neuerit, Arda Guler realizoi nga afro 30 metra me gjuajtje të saktë.
Vendësit u kthyen në lojë në minutën e gjashtë me golin e Aleksandar Pavloviqit. Edhe reagimi i portierit të Realit, Andriy Lunin, nuk ishte më i miri dhe këtë e shfrytëzoi mesfushori i Bayernit.
Më pas Guler regjistroi tjetër moment magjik. Shënoi në portën e Neuerit në minutën e 29-të nga gjuajtja e lirë.
Harry Kane me gjuajtje të saktë nga zona i barazoi shifrat sërish për Bayernin në minutën e 38-të.
Por, në pushim, madrilenët shkuan me një gol epërsi pas shënimit të Kylian Mbappes.
Gjërat për 15 herë kampionin e Evropës u vështirësuan katër minuta para fundit me përjashtimin e Eduardo Camavingas. Camavinga e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të.
Vetëm tre minuta më vonë, Luis Diaz shënoi me devijim të Eder Militaos.
Dhe krejt në fund, Michael Olise në minutën e 94-t, realizoi gol shumë të bukur për avancimin tutje.