Real Madridi fitoi 1:0 ndaj Benficas në Lisbonë, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në Ligën e Kampionëve. Një fitore minimale në udhëtim do të mund të interpretohej si “punë e lehtë” për Real Madridin në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit.
Por pritjet janë për një ndeshje të zjarrtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReal Madridi e Benfica takohen të mërkurën prej orës 21:00 në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit.
Zhvillimet në ndeshjen e parë bëjnë që ndeshja në “Bernabeu” të jetë e zjarrtë. Pasi e shënoi golin, që doli i fitores, Vinicius Junior festoi me pasion. Ai akuzoi lojtarin e Benficas, argjentinasin Gianluca Prestianni për fyerje në baza racore. Lojtarët e Madridit lëshuan fushën për disa minuta, por megjithatë u kthyen.
Deklarata të tjera u dhanë pas ndeshjes, ndërsa ato të Jose Mourinhos morën kritika të shumta. Në një mënyrë ai ia la fajin Viniciusit për fyerjet që iu bënë brazilianit. Ka pasur shumë zhvillime gjatë gjithë javës, ndërsa të hënën UEFA e suspendoi për ndeshjen e së mërkurës argjentinasin Prestianni.
Madrilenët janë shumë të motivuar për ndeshjen me Benficën, por edhe portugezët e Mourinhos pritet të jenë maksimalisht të motivuar. Rrjedhimisht pritet ndeshje shumë interesante.
“Pres që të paraqitemi ngjashëm me ndeshjen në Lisbonë. Këtë e dua dhe për këtë kemi punuar. Do të jetë ndeshje e veçantë, një natë e shkëlqyer e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, duke ditur se sa të rëndësishëm janë tifozët në këto ndeshje dhe rëndësinë që kanë ato. Jemi të fokusuar për ta fituar ndeshjen dhe për të avancuar në një të tetën e finales”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa.
Ai ka shtuar se ndeshja do të jetë rast i mirë për të bërë hap tjetër në luftën kundër racizmit. Arbeloa ka thënë se asgjë nuk e arsyeton racizmin, ndërsa i doli në përkrahje Viniciusit.
Te Benfica foli presidenti Rui Costa.
“Të luajmë në Bernabeu, të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë, qartë se është shumë e vështirë. Por ambicia dhe besimi jonë janë të palëkundur. Tashmë kemi dëshmuar se jemi në gjendje të bëjmë këtë”, ka thënë Costa.
Ai ka thënë se është e padrejtë që Presitanni të mungojë, pasi nuk është vërtetuar asnjë akuzë ndaj tij.
Ndeshja e parë e së mërkurës është ajo mes Atalantas dhe Borussia Dortmundit, që fillon në orën 18:45. Dortmundi fitoi 2:0 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Prej orës 21:00 janë edhe ndeshjet PSG – Monaco dhe Juventus – Galatasaray.
Fituesi në fuqi i Championsit, Paris Saint-Germaini, është favorit për të avancuar pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë në Monaco.
Ndërkohë Juventusin e pret ndeshje shumë e vështirë. Në Stamboll, Galatasaray bëri rikthim të mahnitshëm për fitore të thellë, 5:2. Kështu Juve duhet të fitojë me tre gola dallim vetëm për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.