Paris Saint-Germainin e pret ndeshje e vështirë këtë fundjavë në elitën e futbollit francez.
Parisi të shtunën nga ora 17:00 do të luajë në udhëtim te Monaco. Kjo ndeshje vlerësohet të jetë edhe derbi i xhiros së 14-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi është lider me 30 pikë. Monaco ka dhjetë pikë më pak në pozitën e tetë.
PSG-ja të mërkurën fitoi 5:3 ndaj Tottenham Hotspurit në “Champions”.
Të mërkurën edhe Monaco luajti në Ligën e Kampionëve, kurse barazoi 2:2 me Pafosin.
Monaco në kampionat ka tri disfata radhazi dhe është në krizë të rezultateve.
Në garë për titull kampioni këtë edicion në Ligue 1 janë edhe Marseille dhe Lensi.
Marseille ka 28 pikë në vendin e dytë. Pikë të njëjta ka edhe Lensi një pozitë më poshtë.
Marseille të shtunën nga ora 21:05 luan ndaj Toulouset në shtëpi. Toulouse ka 16 pikë në vendin e dhjetë.
Ndërsa Lensi të dielën nga ora 17:15 luan si mysafir ndaj Angersit, që e zë vendin e 11-të me 16 pikë.