Ndeshja Roma – Milan e zhvilluar të dielën mbrëma në kryeqendër të Italisë nuk nxjerri fitues. Ndeshja e xhiros së 22-të të Serie A së Italisë përfundoi baras, 1:1.
Koni De Winter (62’) realizoi golin e epërsisë për Milanin, ndërsa barazoi Lorenzo Pellegrini nga penalltia në minutën e 74-të.
Pas 22 xhirove Milani zë vendin e dytë me 47 pikë, 5 më pak se Interi që kryeson. Roma është e treta me 43 pikë sa i ka edhe Napoli që zë vendin e katërt.
Golat: