Mesfushori i Napolit, Scott McTominay, ka pësuar lëndim në ndeshjen që Skocia e fitoi të hënën me rezultatin 2:1 ndaj Polonisë.
27-vjeçari McTominay u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 76-të pasi kishte probleme me kyçin e këmbës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkocezi ka udhëtuar për Napoli për t’i vazhduar testet mjekësore.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë jashtë fushave McTominay.
“Football Italia” ka raportuar se te skuadra e Napolit shpresojnë që lëndimi i mesfushorit skocez të mos jetë serioz.
27-vjeçari pas transferimit te Napoli është prej futbollistëve kryesor të skuadrës.
McTominay u transferua në afatin kalimtar të verës te Napoli nga Manchester Unitedi për 30 milionë euro. Me klubin italian ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Këtë edicion, McTominay ka luajtur në dhjetë ndeshje në të gjitha garat.
Ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.