Futboll

Napoli merr sulmues krahu, por nuk është Zhegrova

Napoli

Holandezi Noa Lang do ta vazhdojë karrierën te kampioni i Italisë, Napoli. Napoli ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e 26-vjeçarit.

Reprezentuesi i Holandës, Lang, luan sulmues krahu. E mbulon krahun e majtë të sulmit. Ai është te PSV-ja prej vitit 2023. Karrierën e nisi tek Ajaxi, ndërsa ka luajtur edhe për Tëenten në Holandë dhe Club Brugge në Belgjikë. Për Holandën i ka 14 ndeshje.

Sipas Fabrizio Romanos, transferimi i Langut i kushton Napolit 28 milionë euro, ndërsa paga vjetore e tij do të jet 2,8 milionë euro neto.

Napoli më herët ka kërkuar sulmuesin e krahut të Kosovës, Edon Zhegrovën. Zhegrova pritet të largohet nga Lille, por mbetet të shihet nëse do të përfundojë te Napoli. Ai luan në krahun e djathtë të sulmit.