Napoli e ka mbyllur vitin 2025 me fitore. Napolitanët të dielën mbrëma fituan 2:0 ndaj Cremoneses në udhëtim, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të kampionatit italian.
Për Napolin shkëlqeu sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, duke i shënuar dy golat e fitores.
Hojlund që është i huazuar te Napoli nga Manchester Unitedi për 1:0 realizoi në minutën e 13-të.
Me asistim të mesfushorit skocez, Scott McTominay, 22-vjeçari Hojlund, golin e dytë e shënoi në minutën e 45-të.
Për Napolin ishte fitorja e tretë radhazi në të gjitha garat. Ndeshjen te kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, e kompletoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani ishte prej më të dalluarve te skuadra e tij.
Napoli është në pozitën e dytë me 34 pikë. Lider është Milani me një pikë më shumë. Cremonese e zë vendin e 12-të me 21 pikë.