Futboll

Muriqit pritet t’i bashkohet edhe një shqiptar te Mallorca

Vedat Muriqi

Vedat Muriqit pritet t’i bashkohet një futbollist shqiptar te skuadra e Mallorcas.

“Tribuna”, ka shkruar të shtunën se Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, pritet t’i bashkohet Mallorcas së shpejti.

Raportohet se Mallorca ka arritur marrëveshje me Romën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin. Kumbulla do të huazohet për një vit. Mallorca do ta ketë edhe opsionin e blerjes të kartonit të Kumbullës.

Roma vendosi ta shesë Kumbullën pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Gian Piero Gasperini.

25-vjeçari në La Liga luajti edhe edicionin e kaluar në formë huazimi por tek Espanyoli. Zhvilloi 36 ndeshje ku kontribuoi me tri gola. Si i huazuar luajti edhe te Sassuolo. Kumbulla me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.