Futboll

Muriqi me Mallorcan ndalen nga Valencia

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi me Mallorcan e kanë fituar një pikë në udhëtim në përballjen ndaj Valencias.

Mallorca u ndal në barazim 1:1 nga Valencia, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-të të La Ligas.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 23-të me golin që e shënoi Samu Costa.

Hugo Duro i barazoi shifrat në minutën e 52-të.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, e kompletoi ndeshjen. Bashkëlojtari i Muriqit, Marash Kumbulla, në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të.

Për Mallorcan ishte barazimi i gjashtë këtë edicion, krahas shtatë disfatave dhe katër fitoreve. E zë vendin e 14-të me 18 pikë.

Valencia ka dy pikë më pak në pozitën e 16-të.