Vedat Muriqi ishte emocional pas ndeshjes së fituar të Mallorcas ndaj Real Madridit 2:1. Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores në minutën e parë të kohës shtesë.
Pas fitores, golin ai ia dedikoi Kosovës me të cilën në mesjavë dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirë isha, isha pak i lodhur sepse vija nga udhëtimi, nga ndeshjet që kishim. Kisha dy javë emocionale shumë, shumë të rënda. Pata telashe pas ndeshjes në finale, siç e keni parë, pasi nuk dua të flas më shumë. Dua ta mbyll këtë temë. Por, kam pasur nevojë për këtë gol. Edhe arriti goli në minutën e 91-të. I solla tre pikët këtu në Mallorca. Jam shumë, shumë i lumtur. Golin ia dedikoj Kosovës, shtetin tim, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na kanë përkrahur. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikoheshim si Kosovë, si Shqipëri. Por shpresoj në Evropian”, deklaroi Muriqi për DigitAlb.