Vedat Muriqi ka kthyer shkëlqimin në La Liga.
Ylli i Kosovës të shtunën shënoi gol me goditje të fortë nga zona për fitoren 2:1 të Mallorcas ndaj Real Madridit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi shënoi golin vendimtar në minutën e 91-të të ndeshjes së xhiros së 30-të. Pas një topi që i erdhi në zonë, 31-vjeçari goditi fuqishëm për fitoren shumë të madhe të Mallorcas. Ai festoi me pasion golin që mund të jetë i shpëtimit për Mallorcan.
Muriqi i ka plot 19 gola në 29 paraqitje kampionale këtë edicion. Dhe me golat e tij Mallorca po shpreson shumë që të mbetet në elitën spanjolle.
Goli i Muriqit erdhi tre minuta pasi Real Madridi barazoi në 1:1. Eder Militao shënoi në minutën e 88-të. Manu Morlandes e realizoi golin e parë për Mallorcan në minutën e 41-të.
Muriqi ka luftuar gjatë gjithë ndeshjes, por kryesisht u mbajt i heshtur nga mbrojtja madrilene. Dhe shpërtheu kur ishte momenti i duhur. Pas një aksioni që nuk premtonte shumë, pranoi bukur topin në zonë dhe goditi saktë. Shënoi tjetër gol për të vazhduar ecurinë fantastike në kampionatin spanjoll. Gjatë festës së golit, sulmuesi i fuqishëm shpërtheu në lot.
Me fitore Mallorca doli në vendin e 17-të me 31 pikë. Kjo pozitë siguron mbetjen në La Liga.
Ndërkohë Muriqi i ka dhënë goditje shumë të rëndë Real Madridit në garën për titull të kampionit. Madridi është i dyti me 69 pikë. Ndaj klubit mbretëror, kosovari ka shënuar golin e katërt në karrierë.
Goli erdhi në moment shumë të rëndësishëm për Muriqin. Pas disfatës së Kosovës ndaj Turqisë ai reagoi me një koment ndaj një fyerje që i ishte bërë. Reagimi i yllit “dardan” bëri që akuza ndaj tij të bëjë bujë. Në përkrahje të Muriqit doli FFK-ja, ndërsa ai mori mbështetje e falënderime nga palë të shumta.
Të shtunën, kosovari dëshmoi sërish se i takon kalibrit më të lartë të sulmuesve evropianë. Janë pak sulmues që kanë më shumë gola se Muriqi në top-ligat evropiane.
(VIDEO) Momenti kur Muriqi shpërthen në lot teksa bashkëlojtari i tij, Mojica dëgjohet të thotë 'Për Kosovën, për Kosovën':
❤ Las lágrimas de @MuriqiVedat son las lágrimas de todo el @RCD_Mallorca.
MallorcaRealMadrid | LALIGAHighlights | LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/bwDIf181gz— LALIGA (@LaLiga) April 4, 2026
Muriqiiiiiiiiii
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar për 2:1 në të mirë të Mallorcas ndaj Real Madridit.
Muriqi u pa me lot në sy pas golit të shënuar. Ai është kritikuar e është fyer në rrjetet sociale nga një tifoz pas humbjes nga Turqia. Por është përkrahur nga pjesa më e madhe për kontributin e dhënë te Kosova.
VIDEO - Goli:
🚨🇪🇸 | GOAL: VEDAT MURIQI GIVES THE LEAD FOR MALLORCA IN THE 91ST MINUTE! WHAT A MOMENT!
Mallorca 2-1 Real Madrid.
pic.twitter.com/peXaKMJMxE— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) April 4, 2026
Muriqi: Goli për Kosovën, Shqipërinë, gjithë shqiptarët
Vedat Muriqi ishte emocional pas ndeshjes së fituar të Mallorcas ndaj Real Madridit 2:1. Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e fitores në minutën e parë të kohës shtesë.
Pas fitores, golin ai ia dedikoi Kosovës me të cilën në mesjavë dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës.
“Mirë isha, isha pak i lodhur sepse vija nga udhëtimi, nga ndeshjet që kishim. Kisha dy javë emocionale shumë, shumë të rënda. Pata telashe pas ndeshjes në finale, siç e keni parë, pasi nuk dua të flas më shumë. Dua ta mbyll këtë temë. Por, kam pasur nevojë për këtë gol. Edhe arriti goli në minutën e 91-të. I solla tre pikët këtu në Mallorca. Jam shumë, shumë i lumtur. Golin ia dedikoj Kosovës, shtetin tim, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që na kanë përkrahur. Më vjen keq që nuk mundëm të kualifikoheshim si Kosovë, si Shqipëri. Por shpresoj në Evropian”, deklaroi Muriqi për DigitAlb.
Mallorca nuk ndal postimet për Muriqin
Mallorca nuk i ka ndalur postimet për Muriqin pas golit të fitores që e shënoi ndaj Real Madridit.
“Kjo logo do të thotë shumë”, ka shkruar Mallorca, ndërsa e ka postuar fotografinë e Muriqit me dorën te stema e klubit.
Muriqi historik
Mediumi spanjoll “AS” e ka quajtur Vedat Muriqin, historik.
Ky medium e ka përmendur një sukses që e ka arritur sulmuesi i Kosovës pas golit të fitores 2:1 me Mallorcan ndaj Real Madridit.
“Sulmuesi kosovar tani i ka 19 gola në edicionin 2025/26 të La Ligas, rekord për një lojtar të Mallorcas brenda një edicioni, që prej Dani Guizas në edicionin 2017/18”, ka shkruar “AS”.
Guiza i pati 27 gola.
Muriqi flet për lotët pas shënimit të golit
Vedat Muriqi ka folur menjëherë pas ndeshjes pas golit të shënuar për Mallorcan, që ia dha fitoren ndaj Real Madridit.
“Kanë qenë dy javë shumë të vështira, me emocione e tensione. Unë jam njeri. Pak më herët e kam humbur një penallti në Elche në një ndeshje të vështirë. Më pas e humba kualifikimin për në Kupën e Botës me Kosovën, ëndrrën time të kamotshme. Sot, ky gol, fitorja 2:1. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe çdo gjë që më kanë dhënë. Shpresojmë të mbesim në elitë”, ka deklaruar Muriqi për “MovieStar La Liga”.
Ai ka folur edhe për rëndësinë e pikëve të plota ndaj Real Madridit. Ka thënë se kur luan ndaj një skuadre siç është Reali, ndeshja nis pa pikë për ekipet kundërshtare të madrilenëve.
“Kur e bën matematikën, në kalendar, kundër Real Madridit e nis ndeshjen me zero pikë. Por, të fitosh ndaj kësaj skuadre, ekipit më të mirë në botë, do të thotë shumë. Ne kemi bërë punë të madhe gjatë javës. Tani na presin Rayo dhe Valencia dhe ne duhet t’i fitojmë edhe gjashtë pikë”, deklaroi ai.
Më pas është pyetur se kush është më i lumtur për golin, Vedat Muriqi apo familja e tij?
“Mendoj se kam vuajtur shumë në këto javët që shkuan. Por, unë jam më i lumtur sepse kam vuajtur shumë”, deklaroi ai.
La Liga për festën e Muriqit: Emocion i pastër
Faqja zyrtare e La Ligas në rrjetet sociale e ka paraqitur festën emocionale të Vedat Muriqit pas golit të fitores ndaj Real Madridit.
Muriqi ka qarë pasi e shënoi golin e fitores 2:1 të Mallorcas ndaj madrilenëve. Ai realizoi gol të bukur në minutën e 91-të.
“😢❤ EMOCION i pastër”, është postimi i La Ligas.
Në një postim tjetër, La Liga ka shkruar se “Pirati Vedat Muriqi ka gjetur THESARIN”.