Vedat Muriqi ka folur menjëherë pas ndeshjes pas golit të shënuar për Mallorcan, që ia dha fitoren ndaj Real Madridit.
“Kanë qenë dy javë shumë të vështira, me emocione e tensione. Unë jam njeri. Pak më herët e kam humbur një penallti në Elche në një ndeshje të vështirë. Më pas e humba kualifikimin për në Kupën e Botës me Kosovën, ëndrrën time të kamotshme. Sot, ky gol, fitorja 2:1. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe çdo gjë që më kanë dhënë. Shpresojmë të mbesim në elitë”, ka deklaruar Muriqi për “MovieStar La Liga”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka folur edhe për rëndësinë e pikëve të plota ndaj Real Madridit. Ka thënë se kur luan ndaj një skuadre siç është Reali, ndeshja nis pa pikë për ekipet kundërshtare të madrilenëve.
“Kur e bën matematikën, në kalendar, kundër Real Madridit e nis ndeshjen me zero pikë. Por, të fitosh ndaj kësaj skuadre, ekipit më të mirë në botë, do të thotë shumë. Ne kemi bërë punë të madhe gjatë javës. Tani na presin Rayo dhe Valencia dhe ne duhet t’i fitojmë edhe gjashtë pikë”, deklaroi ai.
Më pas është pyetur se kush është më i lumtur për golin, Vedat Muriqi apo familja e tij?
“Mendoj se kam vuajtur shumë në këto javët që shkuan. Por, unë jam më i lumtur sepse kam vuajtur shumë”, deklaroi ai.