Jose Mourinho është në bisedime të avancuara për ta marrë drejtimin e skuadrës portugeze, Benfica.
Trajneri portugez, që u shkarkua në fund të gushtit nga Fenerbahçe, pritet ta zëvendësojë Bruno Lagen. Lage u shkarkua mbrëmë menjëherë pasi Benfica u befasua nga Qarabagu në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBenfica është rivali i përbetuar i Portos – ekip me të cilin Mourinho shkroi histori në vitin 2004 duke e fituar Ligën e Kampionëve. Pikërisht, ky ishte fillimi i një karriere të madhe për 62-vjeçarin.
Madje, sivjet ishte Benfica që eliminoi Fenerbahçen nga plejofi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve – gjë që solli largimin e Mourinhos nga Turqia.
Ai kishte drejtuar Benfican në vitin 2000 për një periudhë të shkurtë. Mourinho ka qenë trajner edhe te Chelsea, Interi, Real Madridi, Manchester Unitedi, Tottenham Hotspuri e Roma.