Trajneri Jose Mourinho e ka nisur me fitore te skuadra e Benficas.
Benfica fitoi 3:0 të shtunën mbrëma ndaj skuadrës AFS. Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit portugez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo62-vjeçari Mourinho të enjten u emërua trajner i Benficas. Portugezi e zëvendësoi Bruno Lagen i cili u shkarkua pas humbjes që e pësoi Benfica 3:2 të martën nga Qarabagu në Ligën e Kampionëve.
Mourinho së fundmi ishte trajner i Fenerbahçes, por nuk pati suksese.
Golat për Benfican ndaj skuadrës AFS i realizuan Georgiy Sudakov, Vangelis Pavlidis dhe Franjo Ivanoviq.
Benfica ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Tabelës i prin Porto me pesë pikë më shumë.