Futboll

Mitaj shënon gol në Arabinë Saudite

Mario Mitaj

Mario Mitaj ka shënuar gol për skuadrën e Al-Ittihadit.

Al-Ittihadi barazoi 4:4 të shtunën me skuadrën Al-Khaleej në udhëtim, në ndeshjen që i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit arab.

Mitaj e shënoi golin e tretë për mysafirët në minutën e 96-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Mitaj, e kompletoi ndeshjen, kurse u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 22-të.

Mbrojtësi i krahut edhe të martën bëri një asistim në fitoren 2:1 të Al-Ittihadit ndaj Al-Nassrit në Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite.

Për 22-vjeçarin Mitaj ishte goli i parë këtë edicion.

Al-Ittihadi dhe skuadra Al-Khaleej kanë nga 11-të pikë. Renditen në mesin e tabelës.