Mbrojtësi Mario Mitaj është nderuar me trofeun “Zemra Kuq e Zi” me votat e anëtarëve të klubit “Tifozët e Kombëtares”.
Mitaj e pranoi trofeun nga ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tifozët patën mundësi të votonin përmes një emaili të dërguar nga FSHF dhe pas numërimit të votave, fitues u shpall mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.
Mitaj ishte prej më të mirëve në ciklin e rregullt kualifikues për Kupën e Botës 2026. Shqipëria siguroi paraqitjen në plejofin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Doli e dyta në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Në gjysmëfinale të plejofit luan kundër Polonisë. Ndeshja luhet më 26 mars.