Futbollistja kosovare, Lumbardha Misini, karrierën do ta vazhdojë në Zvicër.
Misini të shtunën është transferuar te skuadra e Servettes. Me klubin zviceran ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
22-vjeçarja Misini te Servette u transferua nga Trabzonspori. Pjesë e Trabzonsporit ishte nga vera e vitit të kaluar. Me klubin nga Turqia i zhvilloi 22 ndeshje dhe e realizoi një gol.
Drejtoresha sportive e Servettes, Marta Peiro, ishte shumë e lumtur me transferimin e Misinit.
“Lumbardha është një lojtare shumë profesionale, e gjithanshme dhe e disiplinuar dhe jemi shumë të kënaqur që e kemi mes nesh për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Peiro.
Misini karrierë ka bërë edhe në Kosovë te Hajvalia dhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës.