Futboll

Milani i pakënaqur me gjyqtarët e ndeshjes Inter – Juventus

Milan

Juventusi nuk është i vetmi ekip i Serie A i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e fundit në Serie A kundër Interit. Mbrojtësi Pierre Kalulu u përjashtua me dy kartonë të verdhë në pjesën e parë.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, pakënaqësitë  i ka shprehur edhe Milani për mënyrën se si u drejtua një ndeshje kaq e rëndësishme, veçanërisht pasi “Rossonerët” po sfidojnë Interin në garën për titull.

Milani renditet i dyti me tetë pikë më pak se rivali i qytetit, Interi. Por Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kundër Comos në shtëpi do të luajë të mërkurën.

Milani ka shprehur shqetësime në lidhje me vendimet e gjyqtarëve, të cilat në klub besojnë se kanë pasur ndikim në rezultate deri më tani.

Rasti i fundit ndodhi të premten, kur Adrien Rabiot u përjashtua për shkak të protestave në fitoren 2:1 ndaj Pisas.