Lionel Messi është bërë edhe zyrtarisht miliarder dhe i është bashkuar Cristiano Ronaldos me këtë të arritur.
Pasuria e ikonës së Argjentinës dhe Inter Miamit e ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve, shkruan “Goal.com”.
38-vjeçari ka fituar më shumë se 700 milionë dollarë vetëm nga pagat dhe bonuset prej vitit 2007, ndërsa ka edhe investime të shumta që i sjellin të ardhura të mëdha.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” në këtë edicion në MLS të SHBA-së i ka 13 gola e pesë asistime në 15 ndeshje.