Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi nuk e mendon pensionimin

messi

Pensionimi për Lionel Messin është ende larg, pavarësisht se superylli i futbollit është 38-vjeçar.

“Më pëlqen të luajë futboll dhe do të luajë deri kur nuk do të mundem më”, ka deklaruar argjentinasi në një intervistë dhënë për Pollo Alvarezin në YouTube.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se mentaliteti i fituesit nuk e lejon një gjë të tillë.

“Dua të garoj gjithmonë dhe dua të fitoj çdo gjë. Nuk i lë madje as fëmijët e mi të më mundin në lojërat kompjuterike”, ka deklaruar tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, që do të jetë 39-vjeçar në muajin qershor.

Messi ka kontratë me Inter Miamin deri në vitin 2028, ndërsa së fundmi është emëruar lojtari më i vlefshëm i ligës MLS. Ai do të luajë edhe në Kupën e Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA në këtë verë. Botërorin e fitoi në vitin 2022, në Katar.

Messi ka thënë se Franca është favorite për të triumfuar në Botërorin e këtij viti, ndërsa prej kandidatëve janë edhe Spanja dhe Brazili.

Sipas Messit, përfaqësuese shumë të forta janë edhe Gjermania, Anglia dhe Portugalia.