Ka shumë spekulime rreth të ardhmes së Lionel Messit. Dhe mediat turke kanë shkruar të enjten se superylli argjentinas mund të bëj lëvizje drejt kampionatit elitar të Turqisë.
Sipas mediumit “Fotomac”, Galatasaray e synon transferimin e përkohshëm të 38-vjeçarit.
Messi së fundmi ka nënshkruar kontratë me Inter Miamin deri në vitin 2028.
Por për shkak të përfundimit të sezonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë pauzë nga dhjetori deri në muajin mars.
Këtë pushim do të mundohet ta shfrytëzojë Galatasaray, që ta bind atë ta vesh fanellën e skuadrës së madhe turke, për përgatitje për Botërorin 2026.
Messi aktualisht është duke stërvitur në Arabinë Saudite, tek Akademia “Saudi Mahd Sports”. Një gjë e tillë është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i kësaj Akademie, Abdullah Hammad.