Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mediumi sllovak Sportovy: Kosova përgatitet ta pushtojë Bratislavën!

Kosova

Mediumi sllovak “Sportovy.cas.sk” ka shkruar të premten mbrëma për ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës, që është dueli gjysmëfinal i plejofit për Kupën e Botës 2026.

Në titullin e shkrimit të gjatë shkruan: “Një natë e nxehtë futbolli i pret sllovakët: Kosova përgatitet ta pushtojë Bratislavën!”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në stadiumin “Tehelne pole” ku do të zhvillohet dueli, pritet atmosferë elektrizuese, ka shtuar tutje ky medium.

“Arsyeja është e qartë. Biletat në sektorin ku do të jenë tifozët e Kosovës janë të shitura tërësisht. Sipas sistemit të biletave, sektori i tifozëve mysafir do të mbushet shpejtë dhe pritet që shumë kosovarë do të vijnë për ta përkrahur Kosovën në numër të madh. Ndeshje të tilla janë të njohura për zhurmë të madhe dhe atmosferë të zjarrtë. Tifozët kosovarë janë në mesin e tifozëve më pasionantë në Evropë dhe janë në numër të madh edhe në stadiumet kundërshtare. Për ekipin sllovak, kjo do të thotë një gjë: Ambienti në shtëpi duhet të jetë edhe më i zhurmshëm!”, ka shkruar “Sportovy.cas.sk”.

Nëse Kosova e mposht Sllovakinë, ndeshjen finale të plejofit e luan në “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 31 mars.

Përballë do ta ketë fituesen e ndeshjes Turqia – Rumania.

Sipas Federatës së Futbollit të Sllovakisë, dominues në stadium do të jenë tifozët sllovakë.