Evertoni do të mundohet edhe një herë që ta transferojë Edon Zhegrovën nga Juventusi, pasi në tentimet e kaluara ka dështuar ta bëj një gjë të tillë.
Kështu ka shkruar të premten mediumi i njohur italian “Calciomercato”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e udhëhequr nga trajneri David Moyes do të tentojë për herën e tretë që ta afrojë futbollistin e Kosovës.
Një gjë të tillë, Evertoni kishte tentuar ta bënte edhe në verën e kaluar, kur 26-vjeçari vendosi t’i bashkohej “zonjës së vjetër”.
Evertoni provoi për Zhegrovën edhe në afatin kalimtar të janarit.
Zhegrova është kritikuar për rastin e artë të humbur në duelin e plejofit të fazës nokaut ndaj Galatasarayt në mesjavë, por edhe është vlerësuar lartë për paraqitjen që pati.
Zhegrova i ka 427 minuta në tërësi nga 19 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat. Ende nuk ka shënuar apo asistuar me fanellën “bardhezi”.
Zhegrova është i rëndësishëm edhe te Përfaqësuesja e Kosovës. I ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.