Futboll

Me supergolin e Matoshit, Thuni fiton derbin ndaj Baselit

Valmir Matoshi

Me supergolin e Valmir Matoshit, lideri i Superligës zvicerane të futbollit, Thuni, fitoi derbin ndaj kampionit në fuqi, Baselit.

Ndeshja Basel – Thun u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 22-të.

Matoshi shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 80-të. Në fushë, 22-vjeçari u inkuadrua në minutën e 59-të.

Për Matoshin është goli i dytë, ndërsa në 19 paraqitja ka edhe një asistim.

Te Thuni deri në minutën e 59-të u paraqit Kastriot Imeri, kurse për Baselin deri në minutën e 73-të luajtën Albian Ajeti dhe Dion Kacuri.

Xherdan Shaqiri mungoi shkaku i suspendimit.

Thuni është forcuar në vendin e parë me 49 pikë.

Baseli zë vendin e katërt me 36 pikë.