Mesfushori skocez, Scott McTominay, e ka përfunduar qëndrimin 22-vjeçar te Manchester Unitedi dhe i është bashkuar Napolit të premten në mbrëmje.
Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari McTominay iu bashkua Unitedit në moshën pesëvjeçare dhe zhvilloi 178 paraqitje në Premier League, qëkur debutoi në vitin 2017.
Transferimi i skocezit i ka kushtuar skuadrës së Serie A, 30.5 milionë euro.
McTominay është transferimi i dytë madhor për Napolin nga Premier League, pasi gjatë javës i siguroi edhe shërbimet e Romelu Lukakut nga Chelsea.
Ndeshja e fundit e tij me fanellën e “djajve të kuq” ishte të shtunën, në disfatën 2:1 nga Brightoni.