Ylli i Napolit, skocezi Scott McTominay, është afër që ta barazojë rekordin personal që e pati te Manchester Unitedi, për gola të shënuar në ligë.
Rekordi i tij me “djajtë e kuq” ishte shënimi i shtatë golave në Premier League në edicionin 2023/24.
Ai tashmë ka arritur t’i realizojë gjashtë gola në Serie A dhe me shënimin e radhës, do ta barazonte edicionin më të suksesshëm që e kishte, ka shkruar “Football-Italia” të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapoli ndeshjen e radhës e luan kundër Comos, skuadrës ndaj së cilës McTominay e shënoi golin e parë në elitën italiane të futbollit.
McTominay i ka 22 paraqitje në Serie A, ndërsa ka kontribuuar edhe me katër asistime.
Një gol të shënuar e ka edhe në Kupën e Italisë.