Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Turqia në finale të plejofit, a do të luajë në “Fadil Vokrri”?

Turqi - Rumani

Foto: Associated Press

Turqia e ka siguruar paraqitjen në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Turqia të enjten mbrëma mposhti Rumaninë me rezultat minimal, 1:0.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë u zhvillua në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e fitores 1:0 për Turqinë e shënoi, Ferdi Kadioglu në minutën e 53-të.

Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë sonte në Bratislavë, atëherë Turqia do të përballet me “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja finale e plejofit luhet më 31 mars.


Turqia në epërsi

Turqia ka kaluar në epërsi ndaj Rumanisë. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi në minutën e 53-të, Ferdi Kadioglu.


Goli

 

 


Mbyllet pa gola pjesa e parë në Stamboll

Pjesa e parë e gjysmëfinales së plejofit të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë, është mbyllur pa gola. 

Ky ballafaqim po zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.  Tifozët turq kanë krijuar atmosferë të zjarrtë. 

Por kjo nuk i ka ndihmuar Turqisë së mbushur me yje për të realizuar gol.