Dinamo City nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës barazoi 1:1 në shtëpi me Jagiellonian e Polonisë, por ishte humbja 3:0 nga ndeshja e shkuar që e eliminoi skuadrën tiranase.
Dejvi Bregu shënoi për Dinamon në minutën e 68-të, ndërsa 11 minuta më pas barazoi Dimitris Rallis.
E atmosfera jashtë ndeshjes u përcoll me huliganizëm. Huliganët polakë u rrahën mes vete në “Air Albania” e jashtë stadiumit treguan mosrespekt ndaj statujës së Skënderbeut në qendër të Tiranës. Pas kësaj, një grup shqiptarësh e grushtuan një tifoz polak.
Mbyllet baras pjesa e parë në Tiranë
Ka përfunduar baras pa gola pjesa e parë e ndeshjes Dinamo City – Jagellonia.
Kjo ndeshje po luhet në Tiranë dhe i takon pljeofit të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë, Dinamo City, e kishte humbur 3:0 nga Jagellonia në Poloni.