Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani i afrohet kreut dhe thellon krizën e Ferizajt

Gjilani

Gjilani shënoi fitore të rëndësishme të hënën në Ferizaj.

Në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani fitoi me rezultatin 2:1. Për gjilanasit ishte fitorja e tretë rresht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani Gjilani e mban vendin e pestë në tabelë me 36 pikë, vetëm një më pak se Prishtina e Malisheva. 

Ndërkohë Ferizaj është thelluar edhe më shumë në krizë. Është në vendin e tetë me 23 pikë, vetëm një më shumë se Prishtina e Re dhe Drenica. Pozita e tetë në fund dërgon në plejaut.

Armend Thaqi shënoi supergol në minutën e 22-të për epërsinë 1:0 të Gjilanit. Rezultatin në 1:1 e barazoi Ade Oguns në minutën e 40-të.

Ndërkohë Senad Jaroviq e shënoi golin e fitores për Gjilanin në minutën e 60-të.


Gjilani kalon në epërsi në Ferizaj

Gjilani ka kaluar në epërsi 2:1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Ferizajt. 

Golin e dytë për gjilanasit e shënoi Senad Jaroviq në minutën e 60-të.


Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj - Gjilani

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj - Gjilani.

Gjilani kaloi në epërsi me golin e Armend Thaqit në minutën e 23-të, kurse Ferizaj i barazoi shifrat në minutën e 40-të nëpërmjet Ade Oguns.