Futboll

Mbrojtësi i Kosovës shënon golin e parë të sezonit

mb

Ilir Krasniqi e ka shënuar golin e parë në kampionatin ukrainas në këtë edicion. 

Me golin e qendërmbrojtësit të Kosovës, Kolos Kovalivka e siguroi një pikë në udhëtim te Kryvbasi. 

Ndeshja e xhiros së 16-të e Premier Leagues së Ukrainës u mbyll baras, 1:1. 

25-vjeçari Krasniqi, i cili e kompletoi ballafaqimin, realizoi me gjuajtje të saktë nga zona, në minutën e 56-të. 

Kolos Kovalivka ka 25 pikë pas 16 ndeshjeve.