Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dëshirë që bashkëlojtari i tij te Përfaqësuesja e Spanjës, Ousmane Dembele, ta fitojë “Topin e Artë”.
Gara për ta fituar çmimin kryesor individual në futboll është në mes të Dembeles dhe sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Dembele konsiderohet favorit për ta fituar “Topin e Artë”.
Dembele edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë te PSG-ja. Ai me Parisin e fitoi tripletën.
“Për mua Dembele e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’. Shpresoj që ai ta fitojë. E kam mbështetur që nga fillimi. Nëse do të varej nga unë, do t’ia çoja çmimin direkt në shtëpinë e tij”, u shpreh 26-vjeçari Mbappe, shkruajnë të dielën mediumet franceze.
Vetë Mbappe shpreson që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”.
“Çdo lojtar e ka në mendje ‘Topin e Artë’. Nëse kam një sezon të shkëlqyer me shumë trofe, mund ta fitoj”, shtoi Mbappe.