Futboll

PSG-ja “shkatërron” Atalantan

Marquinhos

Foto: Associated Press

Paris Saint-Germaini ka mposhtur thellë Atalantan të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve. 
Kampioni në fuqi triumfoi 4:0 në shtëpi. 

Marquinhos (3’), Khvicha Kvaratskhelia (39’), Nuno Mendes (51’) dhe Go[alo Ramos (90+1’) realizuan golat për Parisin. 

Bradley Barcola në minutën e 44-të humbi penallti. Te Atalanta titullar ishte Berat Gjimshiti dhe luajti 75 minuta. 
 

PSG-ja shënon edhe golin e katërt

8 o. më parë / 17 sht 2025 22:52
PSG

Photo: Associated Press

Gonçalo Ramos (90+1’) ka realizuar edhe golin e katërt për Paris Saint-Germainin në ndeshjen ndaj Atalantas. Parisi po udhëheq 4:0. 

Goli:
https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1njovdv/psg_4_0_atalanta_gonçalo_ramos_901/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button

Tjetër gol i PSG-së

8 o. më parë / 17 sht 2025 22:18
Nuno Mendes

Photo: Associated Press

Paris Saint-Germain ka realizuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Atalantas. 

Nuno Mendes (51’) realizoi për epërsinë 3:0 të PSG-së, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. 
 

Goli: 

PSG-ja me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë

9 o. më parë / 17 sht 2025 21:58
Khvicha Kvaratskhelia

Photo: Associated Press

Paris Saint-Germain ka shkuar me epërsi prej dy golave në pauzën mes pjesëlojëve. 

Parisi po udhëheq 2:0 ndaj Atalantas në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. Parisi është duke luajtur vendas. 

Marquinhos (3’) dhe Khvicha Kvaratskhelia (39’) kanë realizuar golat. 
 

Parisi realizon edhe golin e dytë

9 o. më parë / 17 sht 2025 21:43
Marquinhos

Photo: Associated Press

PSG-ja ka dyfishuar epërsinë ndaj Atalantas. 

Khvicha Kvaratskhelia (39’) realizoi për epërsinë 2:0 të kampionit në fuqi të Championsit. 

Marquinhos realizoi golin e parë për Parisin në minutën e 4-të. Parisi po luan në shtëpi. 
 

Goli: 

 

 

Marquinhos realizon për epërsinë e PSG-së

Marquinhos në minutën e 3-të ka realizuar për epërsinë 1:0 të Paris Saint-Germainit ndaj Atalantas.

Kampioni në fuqi po luan në shtëpi ndaj Atalantas në xhiron e parë të Championsit. Te Atalanta titullar është Berat Gjimshiti.