Skuadra e Malishevës të shtunën e ka zyrtarizuar futbollistin e talentuar, Krenar Dulajn. Qendërsulmuesi te Malisheva është transferuar nga nënkampioni i Kosovës, Ballkani. Ai edicionin e kaluar ishte i huazuar për gjashtë muaj te KEK-u.
Me Përfaqësuesen U19 të Kosovës ka dy gola të realizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë i lumtur që iu bashkova klubit dhe do ta vesh këtë fanellë. Malisheva ka dëshmuar se iu beson futbollistëve të rinj, andaj kam ardhur këtu për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat dhe për të vazhduar të rritem si futbollist. Njerëzit dhe tifozët këtu janë shumë mikpritës. Mezi pres të paraqitem në fushë”, është shprehur 19-vjeçari.
Malisheva në afatin kalimtar të kësaj vere ka transferuar edhe disa futbollistë si Samuel Opeh, Omer Bajraktarin e Xhemajl Ibishin.