Adil Maliqi më nuk është selektor i Kosovës U19 në futboll. Këtë e bëri të ditur vetë Maliqi të hënën në një postim në rrjetet sociale.
Ai është vlerësuar shumë lartë për punën e bërë dhe për lojtarët që ka afruar te Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaliqi ka shkruar se ka vendosur të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës U19.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, por i detyrueshëm pasi nuk arritëm të gjejmë zgjidhje të përbashkët me federatën”, ka shkruar Maliqi.
Ai ka falënderuar federatën, ndërsa është krenar me punën që ka bërë.
“Krenohem me sukseset që kemi arritur së bashku, suksese që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u realizuar, veçanërisht kur përballesh me sfida të shumta. Por, pavarësisht çdo pengese, arritëm të tregojmë se puna, përkushtimi dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit”, ka shkruar Maliqi.