Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Maignan rrezikon Evropianin

Mike Maignan

Portieri i Milanit, Mike Maignan, do të mungojë në ndeshjen e fundit të edicionit aktual për shkak të lëndimit dhe është në rrezik për të munguar në Evropianin e këtij viti.

Portieri i Francës, 28-vjeçari Maignan, ka luajtur vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit të “rossonerëve” në Serie A. Ishte ballafaquar me telashe muskulore. Të enjten, mediumi francez “L’Equipe”, shkroi se ai ka pësuar lëndim në gisht. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marco Sportiello do të jetë në portë për duelin kundër Salernitanas.

Në 42 ndeshjet e edicionit aktual, Maignan e mbajti portën e paprekur në 15 ndeshje.