Pasi pati ndeshje historike duke realizuar “hat-trick” në ndeshjen e parë për Argjentinën ndaj Algjerisë, Lionel Messi u duk shumë i emocionuar.
Madje u pa edhe me lot në sy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFaqja “Transfer News Live” ka shkruar të mërkurën mbrëma se arsyeja pse Messi qau, ishte keqësimi i gjendjes shëndetësore të babait të tij.
“Lionel Messi po përballet me situatë të vështirë personale pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është keqësuar këtë javë. Ylli argjentinas u pa shumë i emocionuar pasi shënoi ndaj Algjerisë, ndërsa raportimet në Argjentinë tregojnë se shqetësimet e shëndetit të babait të tij janë përjetuar rëndë nga ai”, ka shkruar faqja që merret me lajme të futbollit.