Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Maignan dërgohet në spital pas lëndimit të rëndë

Mike Maignan

Portieri i Milanit, Mike Maignan, u detyrua të largohej me barelë nga fusha në ndeshjen ndaj Udineses.

Maignan kishte një përplasje të ashpër në kokë me bashkëlojtarin e tij, Alex Jimenez, në pjesën e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Maignanit i hupi vetëdija dhe u detyrua të dërgohej me urgjencë në spital.

Mediumet italiane kanë raportuar se francezi Maignan është dërguar në spital me  vetëdije. Mësohet se Maignan do të vazhdojë me teste mjekësore për të kuptuar më hollësisht shkallën e lëndimit.

Milani e mposhti Udinesen me rezultatin e thellë, 4:0 në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A.