Mesfushori sllovak i Napolit, Stanislav Lobotka, pritet të mungojë të dielën në ndeshjen ndaj Juventusit, për shkak të telasheve muskulore.
Lëndimin e Lobotkas, bashkëlojtarit të Amir Rrahmanit te Napoli që janë kundërshtarë në plejofin e Botërorit 2026, Sllovakia – Kosova, e ka konfirmuar klubi i Serie A të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Stanislav Lobotka ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë gjatë ngrohjes para ndeshjes të mërkurën. Lojtari i Napolit e ka nisur fazën e rehabilitimit”, ka shkruar Napoli.
Napoli të mërkurën e siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë pas fitores 9:8 në ekzekutimin e penalltive ndaj Cagliarit.
Të lënduar te Napoli aktualisht janë edhe Kevin De Bruyne, Billy Gilmour dhe Frank Anguissa.