Futboll

Llapi përforcohet me mesfushor brazilian

Francisco Neto

Llapi ka njoftuar të martën për transferimin e mesfushorit brazilian, Francisco Neto.

Neto me Llapin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Ai ka qenë pjesë e disa klube në Brazil si Linhares dhe Sao Carlense. Ndërsa si futbollist është zhvilluar tek Athletic Club.

“Pas marrëveshjes së plotë me klubin brazilian Esporte Lemense, Neto i është bashkuar zyrtarisht ekipit tonë dhe pritet që sonte të udhëtojë së bashku me skuadrën drejt Antalyas, ku ekipi ynë do të zhvillojë fazën përgatitore. Me ardhjen e Netos, KF Llapi synon të forcojë repartin ofensivë dhe t’i shtojë skuadrës kreativitet, dinamikë dhe cilësi në mesfushë. I urojmë mirëseardhje Francisco Netos dhe suksese me fanellën bardhekaltër”.

Llapi është ndarë edhe me disa futbollist si Muhamed Useini e Axel Gnapi.