Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dorëhiqet drejtoresha e Nefrologjisë, përmend presionet dhe mungesën e bashkëpunimit

Klinika

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci–Ukimeraj, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj pas pesë vjetësh në këtë detyrë.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se vendimi vjen pas, siç tha, një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar funksionin me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional dhe presione të vazhdueshme që, sipas saj, kanë cenuar pavarësinë profesionale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka theksuar se dorëheqja vjen si akt përgjegjësie dhe integriteti, duke shtuar se çdo funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale dhe bashkëpunimit institucional.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë. Kam qenë dhe mbetem e bindur se çdo funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale, bashkëpunimit institucional dhe respektit të ndërsjellë. Kur këto parime mungojnë dhe kur krijohen kushte që pengojnë realizimin e përgjegjësive në interes të pacientëve, stafit dhe institucionit, dorëheqja bëhet një akt përgjegjësie dhe integriteti profesional dhe personal, e kurrsesi tërheqje nga përgjegjësia”, ka shkruar ajo.

Berbatovci–Ukimeraj ka përmendur disa projekte të realizuara, përfshirë funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, fillimin e shërbimit të hemodializës në Podujevë, si dhe avancime në shërbime të tjera nefrologjike dhe pajisje mjekësore.

Ajo ka theksuar gjithashtu disa projekte që janë në fazë përfundimtare ose në pritje të realizimit, si biopsisë renale, renovimi i shërbimit të hemodializës dhe furnizimi me pajisje të reja mjekësore.