Futboll

Llapi përforcohet me Fiton Ademin

Fiton Ademi

Llapi ka njoftuar për transferimin e sulmuesit Fiton Ademi.

Në njoftimin e Llapit, bëhet e ditur se Ademi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.

Ademi 23-vjeçar së fundi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Me skuadrën tetovare, Ademi u shpall edhe kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa luajti edhe në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.